Transmetuar më 07-10-2026, 08:03

TIRANË, 7 Tetor 2026 – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar publikisht profesoreshën Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Begaj vlerësoi bashkëpunimin vëllazëror mes dy vendeve dhe theksoi përkushtimin e përbashkët drejt integrimit evropian.

Në mesazhin e tij të urimit, Presidenti Begaj u shpreh:

“Urime të përzemërta, znj. Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen si Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit