Transmetuar më 07-10-2026, 07:35

TIRANË, 7 Tetor 2026 – Familjet ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel arsimor regjistruan ritmin më të lartë të rritjes së shpenzimeve për konsum gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Anketës së Buxhetit të Familjeve të publikuara nga INSTAT.

Shpenzimet mujore për këtë kategori arritën në 66,112 lekë në muaj, duke shënuar një rritje prej 3.28% krahasuar me vitin 2024. Ky tregues qëndron mbi rritjen mesatare kombëtare prej 2.35%, si dhe mbi normën e inflacionit mesatar prej 2.2% të regjistruar gjatë vitit 2025.

Shpërndarja e shpenzimeve mujore sipas nivelit arsimor të kryefamiljarit për vitin 2025:

Pa asnjë nivel arsimor: 66,112 lekë/muaj (rritje prej 3.28%).

Arsim 8/9-vjeçar: 85,333 lekë/muaj (rritje prej 0.4%).

Arsim i mesëm: 99,442 lekë/muaj (rritje prej 2.74%).

Arsim i lartë/post-universitar: 116,312 lekë/muaj (rritje prej 2.13%).

Rritja më e shpejtë e konsumit te familjet me nivel më të ulët arsimor lidhet me kërkesën e lartë për fuqi punëtore në profesione elementare (turizëm dhe shërbime) dhe rritjen përkatëse të pagave në këto sektore — ecuri që ka vijuar edhe gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Megjithatë, hendeku mbetet i konsiderueshëm, ku familjet me arsim të lartë shpenzojnë mesatarisht 50 mijë lekë më shumë në muaj se ato pa arsim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit