

TIRANË, 6 Tetor 2026 – Shkallët e stadiumit Arena Kombëtare janë kthyer në arenë protestash politike mbrëmjen e kësaj të marte, përgjatë zhvillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe San Marinos.
Gjatë takimit, një grup tifozësh në tribuna ka shpalosur një baner me mesazhin “Rama në burg, Berisha në burg!”, ndërsa nga një pjesë e tifozërisë janë dëgjuar thirrje në kor si “Rama jep dorëheqjen!” dhe thirrje të tjera kundër drejtuesve kryesorë të politikës në vend.
Shpalosja e banerit ka sjellë reagimin e menjëhershëm të forcave të rendit dhe sigurisë në stadium, ku efektivët e policisë kanë ndërhyrë për heqjen e tij nga shkallët e tribunës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






