

VIAREGGIO, ITALI – Një 24-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në orët e para të 5 tetorit në Itali, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët dhe të afërmit. Bëhet fjalë për Giulia Stefën, vajzën e një familjeje me origjinë nga Durrësi, e cila ishte rritur në Viareggio.
Giulia u ndje keq në banesën ku jetonte me partnerin e saj, Leonardo Zaia, në lagjen Terminetto të Viareggios. Ajo pati vështirësi në frymëmarrje dhe gjendja e saj u përkeqësua brenda pak çastesh.
Partneri njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës, por kur mbërriti autoambulanca e Croce Verde, e reja kishte pësuar arrest kardiak. Pas përpjekjeve për reanimim në banesë, ajo u transportua me urgjencë drejt spitalit Noa në Massa, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të mbijetonte.
Jeta e Giulia-s kishte ndryshuar katër vite më parë, pas një aksidenti të rëndë në pistat e skive në Abetone, ku u përplas me një shtyllë dhe pësoi disa trauma grave. Për shkak të pasojave të aksidentit, ajo kishte hequr dorë nga skijimi dhe kishte ndërprerë punën në kompaninë familjare të bojërave.
E lindur në vitin 2002 në Pietrasanta nga prindërit Diana Kadushja dhe Kostandin Stefa me origjinë nga Durrësi, Giulia ishte rritur në Viareggio dhe njihej si një vajzë e dashur e e qeshur.
Ndarja e saj nga jeta solli një reagim prekës nga motra e saj e madhe, Aurora:
“Ishe motra ime e vogël, përkëdhelja e shtëpisë, ajo e surprizave, e aftë të mendoje gjithmonë për të tjerët para vetes. Për mua nuk ishe vetëm një motër, ishe bashkëpunëtorja ime, personi me të cilin u rrita. Kishim ende kaq shumë gjëra për të jetuar së bashku, si dasmën time që mezi prisje ta organizoje. Do të më mungosh çdo ditë të jetës sime. Të dua, motra ime e vogël. Përgjithmonë ne të dyja.”
Ceremonia e lamtumirës për 24-vjeçaren do të mbahet më 7 tetor në kishën Santa Rita në Viareggio, ku më pas do të kryhet edhe varrimi i saj.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






