

TIRANË–ELBASAN, 6 tetor 2026 – Qarkullimi në Tunelin e Krrabës do të kufizohet gjatë orëve të natës për një periudhë deri në 20 ditë, për shkak të punimeve të planifikuara për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të tunelit.
Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), punimet do të nisin të mërkurën, më 7 tetor, dhe do të zhvillohen çdo natë, nga ora 21:00 deri në 06:00.
Gjatë këtij intervali, qarkullimi do të kryhet vetëm përmes njërit prej tubave të tunelit, me automjetet që do të lëvizin në të dyja drejtimet.
Punimet do të nisin në tubin e drejtimit Elbasan–Tiranë, ndërsa tubi në drejtimin Tiranë–Elbasan do të përdoret për qarkullimin e mjeteve në të dyja kahjet.
Gjatë ditës qarkullimi normal Nga ora 06:00 deri në 21:00, qarkullimi do të vijojë normalisht, me të dy tubat e tunelit në funksion.
Gjatë orëve të punimeve do të jetë e pranishme edhe Policia Rrugore, e cila do të monitorojë situatën dhe do të menaxhojë qarkullimin për garantimin e sigurisë së drejtuesve të mjeteve.
ARRSH u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes gjatë kalimit në tunel, të respektojnë sinjalistikën e vendosur dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Punimet parashikohet të zgjasin deri në 20 ditë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






