

KUKËS, 6 tetor 2026 – Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në një masiv me pyje dhe shkurre në fshatin Kollovoz, në Kukës.
Sipas informacioneve paraprake, era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke vështirësuar situatën në terren. Pas njoftimit, në zonë janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës.
Pas ndërhyrjes së ekipeve zjarrfikëse, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa forcat në terren vijojnë punën për shuarjen përfundimtare dhe për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve.
Autoritetet po monitorojnë situatën në zonë, ndërsa mbetet në vëmendje rreziku i përhapjes së zjarreve për shkak të kushteve atmosferike dhe erës së fortë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






