

Tiranë, 6 tetor 2026 – Masa të shtuara sigurie janë ndërmarrë në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku Garda e Republikës ka kryer kontrolle të detajuara të disa pajisjeve të mbërritura në godinën e gjykatës.
Verifikimet janë kryer përpara përdorimit të pajisjeve, në kuadër të procedurave të sigurisë që zbatohen në ambientet e GJKKO-së.
Gjatë kontrolleve është përdorur edhe një qen i trajnuar për identifikimin e lëndëve apo materialeve të dyshuara, me qëllim verifikimin e pranisë së mundshme të sendeve të ndaluara.
Kontrollet e kryera nga strukturat e Gardës janë pjesë e masave parandaluese të sigurisë, të cilat synojnë evidentimin në kohë të çdo rreziku të mundshëm dhe garantimin e zhvillimit normal dhe të sigurt të proceseve gjyqësore.
Për momentin, nuk raportohet për ndonjë incident apo kërcënim konkret të evidentuar gjatë kontrolleve.
Pamjet: Kontrollet e Gardës së Republikës në ambientet e GJKKO-së.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






