Transmetuar më 06-10-2026, 13:41

TIRANË — Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Krujë dhe Durrës, ka finalizuar tre operacione të koduara policore për zbardhjen e një serie vjedhjesh e vjedhjesh me dhunë, duke vënë në pranga tre persona dhe sekuestruar 10 mjete të vjedhura.

Detajet e operacioneve të zhvilluara përfshijnë:

Operacioni “Navigator” (Komisariati Nr. 3): U arrestuan shtetasit F.K., 51 vjeç, dhe D.M., 37 vjeç, të akuzuar për vjedhje të përsëritura të mjeteve lëvizëse në zona të ndryshme të kryeqytetit. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 6 biçikleta, 2 monopatina dhe 1 motoçikletë.

Operacioni “October” (Komisariati Nr. 6): U arrestua në flagrancë K.K., 26 vjeç, i cili dyshohet se i ka vjedhur me dhunë një varëse nga qafa një shtetaseje në rrugën "Konferenca e Pezës". Nga hetimet doli se ai është autor edhe i një tjetër vjedhjeje me dhunë në të njëjtën zonë më 2 tetor.

Operacioni “Kilometrazhi” (Komisariati Krujë & DVP Durrës): U vu në pranga Y.A., 38 vjeç, pasi vodhi një automjet në Rinas. Mjeti u lokalizua dhe u sekuestrua gjatë ndërhyrjes në qytetin e Durrësit.

Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatave përkatëse për veprime të mëtejshme hetimore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit