

VLORË — Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e një kompanie private në Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Viktima është Ylli Shakaj, 73 vjeç, pronari i kompanisë së pajisjeve hidrosanitare në Vlorë.
Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja, viktima ishte duke kryer punime kur mbi të kanë rënë materiale të rënda, duke e zënë poshtë dhe duke i shkaktuar plagë fatale.
Për nxjerrjen e trupit të bllokuar nën peshën e materialeve u kërkua ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës, ndërsa në vendngjarje mbërritën edhe ekipet e urgjencës mjekësore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






