

KURBIN — Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në Milot të rrethit të Kurbinit, ku janë djegur disa mjete të rënda dhe është dhunuar roja i një subjekti privat.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 në një pikë për përpunimin e inerteve në administrim të shtetasit K.B. Persona ende të paidentifikuar kanë djegur plotësisht 4 kamionë dhe 1 ekskavator që ndodheshin brenda territorit të subjektit.
Gjatë ngjarjes ka mbetur i dëmtuar edhe roja i objektit, shtetasi M.M., 60 vjeç, i cili është paraqitur në spital me dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore dhe procedurale në vendngjarje me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






