

TIRANË — Një nënë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 11-të në spitalin Gjinekologjik-Obstetrik "Mbretëresha Geraldinë" në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar të bërë nga vetë institucioni spitalor, foshnja e posalindur është djalë dhe quhet Zeid.
Stafi mjekësor konfirmoi se si Zeidi, ashtu edhe 10 fëmijët e tjerë të çiftit Fatmira dhe Ervin, kanë ardhur në jetë në të njëjtin maternitet.
Përfaqësuesit e spitalit e kanë uruar familjen për zgjerimin, duke e cilësuar këtë ngjarje si një rast të veçantë dhe të rrallë për shoqërinë e sotme.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






