

TORINO — Policia italiane ka arrestuar dy persona në lidhje me vrasjen e 55-vjeçarit shqiptar Mikel Rroku, trupi i të cilit u gjet pa jetë tre muaj më parë brenda banesës së tij në Torino.
Karabinierët e Komandës Provinciale të Torinos ekzekutuan mëngjesin e së martës urdhërarrestet e lëshuara nga gjykata ndaj një gruaje 45-vjeçare, bashkëshortja e viktimës, dhe partnerit të saj 52-vjeçar, të dy shtetas italianë.
Trupi i Mikel Rrokut u zbulua më 6 korrik në apartamentin e tij në rrugën "Verolegno", në lagjen Lucento të Torinos, pasi fqinjët njoftuan autoritetet për shkak të erës së rëndë. Viktima u gjet në gjendje të avancuar dekompozimi dhe me dëmtime të rënda në kokë, të shkaktuara nga goditjet me çekiç.
Hetimet tremujore të autoriteteve italiane çuan në identifikimin e dy të dyshuarve, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg", ndërsa vijojnë verifikimet për rindërtimin e plotë të dinamikës dhe motivit të ngjarjes. Rainews
Mikel Rroku
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






