

TIRANË — Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimi e Organizuar (GJKKO).
Paraqitja e saj u bë në zbatim të masës së sigurisë "detyrim për t’u paraqitur", e cila është caktuar ndaj saj nga gjykata në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për dosjen e AKSHI-t.
Karçanaj ndodhet nën hetim nga prokuroria e posaçme nën dyshimet për konsumimin e veprave penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo aukcione publike" si dhe "Grup i strukturuar kriminal".
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






