

STAMBOLL — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në një shkollë të mesme në lagjen Başakşehir të Stambollit, ku një nxënëse 15-vjeçare ka sulmuar me thikë bashkëmoshataret e saj.
Incidenti u regjistrua rreth orës 08:40, pas një përleshjeje të çfarëdoshme mes nxënësve. Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e emergjencës, ndërsa autorja e dyshuar, nxënëse e klasës së 10-të, u arrestua nga forcat e policisë.
Guvernatori i Başakşehirit, Cemil Özgür Önegi, konfirmoi se nga sulmi mbetën të plagosura shtatë nxënëse. Të dëmtuarat u transportuan me urgjencë drejt spitaleve "Çam" dhe "Sakura" në Başakşehir, ku sipas mjekëve, tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë kritike.
Zyra e Guvernatorit të Stambollit njoftoi se ndaj rastit kanë nisur hetimet e plota gjyqësore dhe administrative për të bardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






