

KALBE — Një kontroll rutinë i patrullave të policisë në qytetin Kalbe të Gjermanisë ka çuar në zbulimin e një plantacioni të madh kanabisi me rreth 800 bimë, si dhe në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë të moshës 32 dhe 56 vjeç.
Gjatë patrullimit në rrugën "Breiten Weg" pasditen e 2 tetorit, efektivët vërejtën një erë të fortë kanabisi që vinte nga brenda një godine të pabanuar. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë zbuloi sasinë e madhe të bimëve narkotike në faza të ndryshme rritjeje, si dhe praninë e dy shqiptarëve brenda ambienteve.
Të arrestuarit dolën para gjykatës më 3 tetor me kërkesë të Prokurorisë së Stendalit, e cila caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" për të dy të dyshuarit.
Hetimet nga autoritetet gjermane vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe rolit të të arrestuarve në këtë veprimtari kriminale.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






