Transmetuar më 06-10-2026, 09:25

BERLIN — Largimi i mundshëm i emigrantëve nga tregu german i punës do të shkaktonte një goditje të rëndë ekonomike, ku një në katër vende pune do të mbetej bosh dhe sektorë të tërë vitalë do të përballeshin me paralizë.

Sipas ekspertit të ekonomisë Herbert Brücker, rreth 60% e rritjes ekonomike në Gjermani gjatë dekadës së fundit i atribuohet fuqisë punëtore të huaj, ndërsa sot 27% e të punësuarve kanë prejardhje migracioni.

Sektorët më kritikë që mbështeten te punëtorët e huaj përfshijnë:

Hoteleri-Turizmin dhe Ndërtimin: Mbi gjysma e vendeve të punësimit në ndërtim dhe hoteleri mbahen nga emigrantët.

Logjistikën dhe Transportin: Pothuajse gjysma e shoferëve të transportit të mallrave janë me origjinë të huaj, çka e bën këtë sektor plotësisht të varur prej tyre.

Mjekësinë dhe Shërbimet: Punëtorët e huaj plotësojnë mungesat kryesore në sektorët me rëndësi jetike për sistemin shoqëror.

Aktualisht në Gjermani punojnë rreth 45.4 milionë persona. Megjithatë, për shkak të plakjes së popullsisë, deri në vitin 2040 pritet të dalin në pension 13.3 milionë punonjës. Pa ardhjen e emigrantëve të rinj, fuqia punëtore do të tkurrej me 10% deri në vitin 2040.

Për të kompensuar këtë zbrazëti, ekspertët vlerësojnë se Gjermanisë i nevojitet një migrim neto prej 500.000 personash në vit, ndërsa shifra aktuale svallon mes 235.000 dhe 250.000 personave. Brücker paralajmëron se shtrëngimi i politikave të migracionit mund të dekurajojë fuqinë e nevojshme punëtore, duke e detyruar shtetin gjerman të rishikojë rregullat për të garantuar qëndrueshmërinë ekonomike.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit