Transmetuar më 06-10-2026, 07:50

UASHINGTON – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka miratuar ekzekutimin me pushkatim të Nidal Malik Hasan, ish-psikiatër i ushtrisë amerikane, i cili u dënua me vdekje për masakrën e vitit 2009 në bazën ushtarake Fort Hood të Teksasit.

Njoftimi u bë i ditur nga zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, i cili konfirmoi se propozimi për ekzekutim u rekomandua nga Sekretari i Luftës, Pete Hegseth, dhe mori konfirmimin përfundimtar nga Presidenti Trump.

Data dhe vendi i ekzekutimit nuk janë bërë ende publike, por sipas rregullores ushtarake, procedura duhet të kryhet brenda 150 ditëve nga miratimi presidencial, por jo më herët se 60 ditë.

Nidal Hasan kreu sulmin më 5 nëntor 2009 brenda bazës ushtarake në Teksas, ku vrau 13 persona (12 ushtarë dhe një civil) si dhe plagosi 32 të tjerë, me pretendimin e kundërshtimit ndaj ndërhyrjeve ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan. I mbetur pjesërisht i paralizuar nga të shtënat gjatë kapjes së tij, ai u dënua me vdekje nga një gjykatë ushtarake në vitin 2013.

Nëse ky vendim zbatohet, do të shënojë ekzekutimin e parë ushtarak në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1961, kur u ekzekutua ushtari John Bennett për krime të rënda të kryera gjatë shërbimit në Austri.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit