

TIRANË – Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit, pa parashikime për reshje shiu, sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Gjeoshkencave.
Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale pritet të luhaten nga 13°C deri në 25°C.
Në zonat e ulëta, vlerat termike do të variojnë nga 9°C deri në 27°C, ndërsa në zonat malore temperaturat do të regjistrojne vlera nga 6°C deri në 25°C.
Sa i përket parametrit të erës, gjatë ditës së martë ajo do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






