Transmetuar më 05-10-2026, 23:20

TIRANË – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur emërimin e dy nënkryetarëve të rinj në drejtimin e bashkisë: Sara Goxhaj dhe ish-deputetin e Partisë Socialiste, Sadi Vorpsi.

Për Sara Goxhajn ky vendim shënon rikthimin në administratën vendore të kryeqytetit, ku më parë ka mbajtur detyra drejtuese si dhe ka ushtruar kompetencat e kryetares së komanduar pas largimit të Anuela Ristanit.

Nga ana tjetër, Sadi Vorpsi rikthehet në funksione publike pas një përvoje politike ku ka shërbyer si Prefekt i Qarkut Tiranë gjatë periudhës 2013–2017 dhe më pas si deputet i PS-së në Kuvendin e Shqipërisë.

Me këto dy lëvizje të reja, ekipi drejtues i Bashkisë së Tiranës plotësohet me katër nënkryetarë: Sara Goxhaj, Sadi Vorpsi, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit