Transmetuar më 05-10-2026, 22:47

PRISHTINA- Deputetë të dy partive opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca, kanë dalë në sheshet e kryeqytetit për t’i mbështetur protestuesit mes tensionesh përreth Kuvendit të Kosovës.

Në mesin e atyre ishte edhe Ramush Haradinaj nga Aleanca, emri i të cilit u brohorit nga protestuesit. Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, u dëgjuan duke u thënë oficerëve të policisë se “e keni tepruar”, raporton gazetarja e REL-it, Flaka Zogu.

PDK është ankuar se policia ka përdorur dhunë ndaj protestuesve, të cilët i ka shpërndarë nga sheshi më i afërt me Kuvendin duke përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji.

Protestuesit kanë hedhur vazhdimisht mjete piroteknike dhe kanë tentuar t’i pengojnë deputetët të largohen nga Kuvendi pasi kërkojnë që të miratohen ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale.

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës vazhdojnë të qëndrojnë në Kuvend, duke u bërë thirrje deputetëve të parisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, të kthehen në Kuvend për t’i kaluar ndryshimet edhe në leximin e dytë dhe përfundimtar

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit