

PRISHTINË – Autoritetet policore në Kosovë kanë arrestuar nipin e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndodhej mes protestuesve të përplasur me forcat e rendit përpara ndërtesës së Kuvendit.
Shoqërimi i tij u krye gjatë ndërhyrjes së Policisë së Kosovës për të larguar demonstruesit që kishin bllokuar hyrje-daljet e institucionit ligjvënës, pas përshkallëzimit të situatës ku u përdor edhe gaz lotsjellës.
Ndërsa ndodhej i shoqëruar dhe me pranga në duar, nipi i ish-presidentit u shpreh për mediat mbi veprimet e forcave të sigurisë:
“Shoku nuk vlen në këtë regjim. Është veteran, veterani po e arreston një person që i doli ballë.”
Tubimi i organizuar përpara Kuvendit vjen në kuadër të trysnisë politike e qytetare ndaj ligjvënësve për të miratuar në lexim të dytë dhe në tërësi ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






