

RIAD – Turqia dhe Pakistani kanë vendosur të mbështesin ushtarakisht Arabinë Saudite përmes aktivizimit të “Marrëveshjes së Mekës”, e cila parashikon mekanizma të përbashkët mbrojtës mes tri vendeve. Vendimi u mor gjatë një takimi urgjent të zhvilluar në Riad, në sfondin e përshkallëzimit të tensioneve rajonale pas sulmeve të kryera nga rebelët Huthi ndaj territorit saudit.
Zyrtarisht konfirmohet se tri shtetet kanë dënuar sulmet me shënjestër Mekën, Medinën, qytetet saudite dhe infrastrukturën strategjike. Megjithatë, detajet e hollësishme mbi dislokimin ushtarak — duke përfshirë numrin e trupave, njësitë e angazhuara, kohëzgjatjen dhe rregullat e angazhimit — nuk janë bërë ende publike.
Lidhur me finalizimin e kuadrit institucional të kësaj aleance, Ministri i Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, deklaroi:
“Puna për krijimin e strukturës institucionale të aleancës mbrojtëse është drejt përfundimit.”
Fidan sqaroi se pse mbledhja u mbajt me urgjencë, duke theksuar se ndonëse takimi i Riadit ishte parashikuar më herët, zhvillimet e fundit në Jemen dhe sulmet e Huthive përshpejtuan mbledhjen e përfaqësuesve. Përveç bashkërendimit ushtarak, emërimit të sekretarit të përgjithshëm dhe strukturimit të aleancës, në takimin e zhvilluar në Riad u diskutua edhe për mundësitë e zgjidhjes paqësore të krizës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






