Transmetuar më 05-10-2026, 22:20

VIJENË – Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona — tre shtetas shqiptarë dhe tre italianë — të dyshuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike.

Operacioni u realizua nga efektivët e Zyrës Rajonale të Hetimit Krimit në Vjenë (Landeskriminalamt Wien) në bashkëpunim me njësinë speciale WEGA, pas një hetimi të nisur në qershor të vitit 2026.

I gjithë grupi u identifikua dhe u prangos në zonën e Schwechat-it, pranë Vjenës. Gjatë ndërhyrjes, hetuesit gjetën një kartë aksesi për një dhomë hoteli, ku pas kontrollit u sekuestrua rreth 1 kilogram kokainë, një sasi parash cash si dhe disa telefona celularë.

Autoritetet austriake po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rolit të secilit prej të arrestuarve dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë rrjet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit