Transmetuar më 05-10-2026, 21:17

ELBASAN – Policia e Elbasanit ka dalë me njoftim zyrtar paraprak lidhur me aksidentin e rëndë të shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan–Peqin, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve humbi jetën një 70-vjeçare dhe u dëmtuan tre persona të tjerë.

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, kur automjeti tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi A. B., 47 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, të cilin e drejtonte shtetasi R. Xh., rreth 70 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital pasagjerja D. Xh., rreth 70 vjeçe, e cila udhëtonte në automjetin e drejtuar nga shtetasi R. Xh.

Lidhur me personat e tjerë të përfshirë në aksident, Policia sqaroi se kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja që udhëtonte në automjetin “Volkswagen”. Të dëmtuarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. B., 47 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin R. Xh., rreth 70 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në spital shtetasja D. Xh., rreth 70 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin R. Xh.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesit e të dy mjeteve, si dhe pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin A. B., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit