

TIRANË – Protestuesit kanë mbyllur ciklin e fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, në kuadër të ditës së 128-të të qëndresës qytetare.
Gjatë tubimit të sotëm, në podiumin e ngritur përpara zyrës së kryeministrit u ngjitën qytetarë të shumtë, duke përfshirë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë dhe aktivistë. Ndër sloganet e përsëritura më së shumti nga pjesëmarrësit standsnin thirrjet “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi”.
Në përfundim të fjalimeve, protestuesit kanë shkruar me gërma të mëdha mbi asfaltin e bulevardit sloganin “Protestues”, përpara se të nisnin marshimin nëpër kryeqytet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






