Transmetuar më 05-10-2026, 20:44

ELBASAN – Është identifikuar e moshuara që humbi jetën si pasojë e aksidentit të rëndë rrugor të shënuar mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Peqin–Elbasan.

Viktima është shtetasja Drita Xhaja, 70 vjeçe, e cila udhëtonte si pasagjere në njërën prej dy automjeteve të përplasura në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem. E moshuara fillimisht u raportua në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e emergjencës mjekësore dhe shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit