

ELBASAN – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Pajovë, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve ka humbur jetën një grua dhe kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe autoambulancat, të cilat i kanë transportuar të plagosurit me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Pjesëtarët e grupit hetimor po kryejnë veprimet e nevojshme në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






