Transmetuar më 05-10-2026, 19:33

PRISHTINË – Momente tensioni janë shënuar përpara ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit e grumbulluar kanë ndaluar fizikisht deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, teksa po tentonte të largohej nga objekti parlamentar.

Protestuesit e kanë kapur deputetin dhe e kanë kthyer atë mbrapsht brenda rrethojave të sigurisë të vendosura nga Policia e Kosovës, duke mos e lejuar të vijonte rrugën e tij jashtë hapësirës së rrethuar.

Incidenti ndodhi gjatë zhvillimit të protestës përpara Kuvendit, ku pjesëmarrësit po ushtrojnë presion ndaj ligjvënësve me kërkesën që të mos e braktisin seancën pa votuar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit