Transmetuar më 05-10-2026, 19:16

TIRANË – Protestuesit kanë nisur një marshim drejt ndërtesës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e asaj që e cilësojnë si klasë politike të vjetër.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kanë lëshuar thirrje në kor si “Qeveri e krimit”, “Qeveri e drogës” dhe “Rama jep dorëheqjen”.

Kjo protestë pason një aksion të zhvilluar gjatë orëve të mëngjesit nga një grup studentësh, të cilët pritën me protesta kreun e qeverisë gjatë vizitës së tij në Universitetin e Durrësit. Kërkesa kryesore e manifestuesve mbetet e njëjtë: largimi i klasës politike drejtuese.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit