Transmetuar më 05-10-2026, 18:56

PRISHTINË – Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës njëkohësisht lider i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Pavarësisht përfundimit të bisedimeve, mbetet e paqartë nëse krerët e dy subjekteve politike kanë arritur pajtueshmëri lidhur me procedimin e ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Takimi u zhvillua pas miratimit në parim nga Kuvendi të ndryshimeve në ligjin për Specialen, ndërsa palët përballen me mospajtime rreth radhës së hapave proceduralë:

Qëndrimi i LVV-së: Kërkon që Kuvendi të zgjedhë fillimisht presidentin e ri të vendit përpara se të kalojë në votimin e ligjit në lexim të dytë, duke marrë parasysh se afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit skadon nesër, më 6 tetor.

Qëndrimi i PDK-së: Insiston që fillimisht të miratohen përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale dhe më pas të procedohet me votimin për postin e presidentit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit