

TIRANË – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, zhvilloi një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho.
Sipas njoftimit zyrtar të Ambasadës amerikane në Tiranë, gjatë takimit u diskutua mbi luftën kundër krimit transnacional, trafikut të lëndëve narkotike dhe migracionit të paligjshëm, çështje që përbëjnë përparësi kryesore për administratën e Presidentit Donald Trump.
Lidhur me qëllimin e këtij takimi, Ambasada e SHBA-së deklaroi:
“Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump. Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona.”
Përmes kësaj deklarate, përfaqësia diplomatike theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë në Shqipëri.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






