Transmetuar më 05-10-2026, 18:18

Nënë Tereza rikthehet në ekranet e Holandës, filmi që e paraqet si gruan pas mitit

Jo vetëm shenjtorja e njohur në të gjithë botën. Filmi “Mother” tregon një Nënë Terezë të re, ambicioze dhe rebele, në javën që do të ndryshonte rrjedhën e jetës së saj

Amsterdam – Figura e Nënë Terezës është rikthyer këto ditë në kinematë holandeze përmes filmit “Mother”, me aktoren Noomi Rapace në rolin kryesor.

Filmi po shfaqet në disa kinema të Holandës, përfshirë Eye Filmmuseum në Amsterdam, Filmhuis Den Haag dhe Focus Filmtheater në Arnhem. Shfaqje janë programuar edhe më 4 dhe 5 tetor, si dhe në ditët në vazhdim.

“Mother”, me regji të Teona Strugar Mitevskës, nuk përqendrohet te periudha kur Nënë Tereza ishte tashmë një figurë me famë botërore.

Ngjarja vendoset në Kalkutë në vitin 1948, në një moment vendimtar kur ajo pret miratimin e Vatikanit për t’u larguar nga urdhri ku ndodhej dhe për të krijuar misionin e saj.

Filmi synon të tregojë gruan pas figurës së njohur publike: të vendosur, ambicioze, por njëkohësisht të përballur me dilema personale, pushtetin, besimin dhe kufizimet e një sistemi të drejtuar nga burrat.

Kritika holandeze e ka përshkruar filmin si një portret rebel të Nënë Terezës, larg modelit tradicional të një filmi biografik për një shenjtore.

Noomi Rapace interpreton Nënë Terezën, ndërsa në kast është edhe aktorja holandeze Sylvia Hoeks. Filmi pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Venecia. /noa.al

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit