

U largua fëmijë nga Kosova pasi iu bombardua ferma, 32-vjeçari ndërton jetën e re buzë lumit në Holandë
Historia e Leo Brahimajt, 32 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e medias holandeze “De Stentor”, e cila i ka kushtuar një material rrugëtimit të tij nga Kosova drejt një jete të re në Holandë.
Brahimaj ishte ende fëmijë kur familja e tij u largua nga Kosova, pasi ferma ku jetonin ishte bombarduar. Vite më vonë, ai ka zgjedhur qytetin Zutphen për të realizuar një projekt personal në një prej zonave më të bukura buzë lumit IJssel.
32-vjeçari po hap kafenenë e tij të quajtur “Uji”, një emër që në shqip lidhet drejtpërdrejt me elementin që dominon pamjen përpara lokalit.
Në reportazhin holandez, Brahimaj shfaqet duke hequr mbulesat plastike nga dritaret e larta të ambientit dhe duke parë drejt IJssel-it.
“Një vend më i bukur se ky vështirë se mund të gjendet”, është ideja me të cilën përshkruhet entuziazmi i tij për projektin e ri.
Pas një fëmijërie të shënuar nga largimi prej Kosovës, sot ai e quan biznesin e tij në Zutphen “pallati im i vogël”. /noa.al
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






