Transmetuar më 05-10-2026, 17:58

Filmi i Blerta Bashollit në festivalin e madh belg, “Dua” prezantohet në Film Fest Gent

Regjisorja shqiptare nga Kosova, Blerta Basholli rikthehet në skenën ndërkombëtare me filmin e saj “Dua”, i cili është përzgjedhur në programin zyrtar të Film Fest Gent në Belgjikë.

Festivali belg, një prej aktiviteteve të njohura kinematografike në Europë, ka përfshirë filmin e Bashollit në programin e këtij edicioni, ku “Dua” do të ketë disa shfaqje duke nisur nga 8 tetori.

Filmi është gjithashtu kandidatura e Kosovës për garën e çmimeve Oscar, duke e bërë prezantimin në Gent një tjetër ndalesë të rëndësishme në rrugëtimin ndërkombëtar të produksionit.

Blerta Basholli është një nga regjisoret më të njohura të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo fitoi vëmendje të gjerë me filmin “Zgjoi”, i cili mori tre çmime kryesore në Festivalin Sundance dhe u kthye në një prej sukseseve më të mëdha të kinematografisë kosovare.

Me “Dua”, Basholli vijon prezencën në festivalet ndërkombëtare, ndërsa Belgjika bëhet një nga ndalesat e radhës të filmit përpara sezonit të çmimeve. /noa.al

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit