Transmetuar më 05-10-2026, 17:51

Nga luksi i Dubait drejt qelisë në Belgjikë, ekstradohet Denis Matoshi, i dënuar me 10 vite burg

Bruksel – Media belge ka folur gjerësisht ditët e fundit për ‘Shqiptarin gjatosh’ të riun që u detyrua të lërë Dubain për burgjet e Belgjikës pasi rezulton i dënuar me 10 vite burg

Denis Matoshi, shqiptari i njohur edhe me emrin Eldi Dizdari, është ekstraduar më 2 tetor nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Belgjikës, ku është dërguar menjëherë në burg.

Sipas mediave belge, 37-vjeçari ishte dënuar në Antwerp me 10 vite burg në një çështje që lidhet me trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Matoshi, i njohur në dosjet hetimore edhe me nofkën “Shqiptari i gjatë”, është përmendur nga autoritetet belge si një nga personazhet e rëndësishme të të ashtuquajturës “Kompania Bello”, një rrjet kriminal shqiptar që sipas hetimeve europiane kishte rol në trafikun e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.

Për një periudhë ai qëndroi në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa autoritetet belge kërkuan ekstradimin e tij për ekzekutimin e dënimit.

Transferimi drejt Belgjikës është konfirmuar edhe nga ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden.

Pas mbërritjes, Matoshi është dërguar në një institucion penitenciar belg për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia e Antwerp-it. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit