

Një reportazh i Deutsche Welle seksioni gjerman, rikthen sot në vëmendje plagët ende të hapura të luftës së Kosovës dhe dramën e familjeve që, edhe 27 vite më vonë, vazhdojnë të kërkojnë të afërmit e zhdukur.
Në qendër të reportazhit është Lutfije Ademi Vokshi, e cila ende kërkon përgjigje për fatin e vëllait të saj, Adem Ademi.
Shpresat e familjes janë rikthyer pas zbulimit të një varri të ri masiv në një zonë pyjore pranë Mitrovicës.
Nga varri janë nxjerrë mbetjet mortore të 23 personave. Analizat e ADN-së pritet të përcaktojnë identitetin e viktimave dhe nëse mes tyre ndodhet edhe vëllai i Lutfijes.
Deutsche Welle thekson se edhe sot mbeten shumë persona të zhdukur nga lufta, si nga pala shqiptare ashtu edhe nga ajo serbe, ndërsa familjet vazhdojnë të presin përgjigje.
Reportazhi ndalet gjithashtu te Mitrovica, ku ndarjet etnike mbeten të dukshme, veçanërisht rreth urës që lidh pjesën jugore me shumicë shqiptare me pjesën veriore të banuar kryesisht nga serbë.
Për familjen Ademi Vokshi, megjithatë, çështja kryesore mbetet vetëm një: të mësojë më në fund çfarë i ka ndodhur Ademit. /noa.al
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






