

Një shtetase shqiptare 55 vjeçe është proceduar nga policia kufitare gjermane gjatë kontrollit para nisjes së fluturimit nga aeroporti i Memmingenit drejt Tiranës.
Sipas medias gjermane BSAktuell, gjatë verifikimit të dokumenteve policia konstatoi se gruaja kishte qëndruar në zonën Schengen disa javë më shumë se periudha e lejuar, raporton noa.al duke cituar BSAktuell.
Për këtë arsye ndaj saj u hap një procedim penal për qëndrim të paligjshëm pa lejen përkatëse të qëndrimit.
Për garantimin e procedurës, autoritetet i kërkuan gjithashtu të paguante një garanci financiare në një shumë treshifrore.
Pas përfundimit të veprimeve policore, 55-vjeçarja u lejua të vazhdonte udhëtimin dhe hipi në fluturimin e saj drejt Tiranës, duke u larguar nga zona Schengen. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






