

Pak minuta më parë është vënë në pranga nga agjentët e BKH në lagjen Fushë Mbret të Elbasanit. Bashkëpunëtori i noa.al raporton se Kraja u arrestua në mënyrë spektakolare duke u tërhequr zvarrë nga një ekip i BKH.
Më herët Prokuroria e Elbasanit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kishte ndërmarrë një operacion të gjerë kontrollesh në kuadër të një hetimi penal për abuzim financiar me inceneratorin e Elbasanit dhe Eco Alb.
Me urdhër të prokurorisë dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Elbasanit, ishin ushtruar 14 kontrolle në banesa të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të përfshirë, përfshirë administratorin e kompanisë koncesionare “ECO-ELB”, Leli Kraja.
Në fokus të hetimeve janë gjithashtu disa zëvendëskryetarë bashkish të qarkut Elbasan, si dhe drejtorë juridikë dhe të Financave, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në marrëdhëniet institucionale dhe financiare me kompaninë që menaxhon mbetjet urbane.
Kontrollet erdhën pasi Prokuroria kishte përfunduar fazën e marrjes në pyetje të 43 personave, të cilët ishin thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me funksionimin dhe menaxhimin financiar të inceneratorit.
Hetimi është regjistruar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqmenaxhimit të mbetjeve”, ndërsa burime pranë Policisë së Elbasanit bëjnë me dije se hetimi ka avancuar ndjeshëm.
Hetimi është konsideruar voluminoz dhe kompleks. Ai është hapur në vitin 2024, dhe ka kaluar në fazën e analizës së marrëdhënieve institucionale dhe financiare mes kompanisë “ECO-ELB” dhe tetë bashkive të qarkut Elbasan.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






