

Era e kanabisit zbulon plantacionin me 800 bimë në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë
Një plantacion i madh kanabisi është zbuluar në qytetin Kalbe (Milde), në landin Saksoni-Anhalt të Gjermanisë, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy shtetas shqiptarë.
Sipas medias gjermane TAG24 që citon noa.al, policët që patrullonin zonën ndien një erë të fortë kanabisi që vinte nga një ndërtesë e pabanuar në Breiten Weg. Kontrolli i objektit zbuloi një plantacion të organizuar në ambiente të mbyllura.
Brenda ndërtesës u gjetën rreth 800 bimë kanabisi në faza të ndryshme rritjeje.
Në vendngjarje ndodheshin dy shtetas shqiptarë, të moshës 32 dhe 56 vjeç, të cilët u ndaluan nga policia.
Për çmontimin e plantacionit u angazhuan forca të Policisë së Stendalit, policisë lokale, kriminalistikës së landit dhe shërbimit teknik THW.
Dy shqiptarët u paraqitën të nesërmen para gjykatës me kërkesë të Prokurorisë së Stendalit. Gjykata vendosi masën e paraburgimit për të dy, të cilët më pas u dërguan në institucione penitenciare.
Plantacioni ishte zbuluar më 2 tetor, ndërsa rasti u bë publik nga media gjermane dje më 5 tetor. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






