

Kosova ka qenë shumë pranë një fitoreje të rëndësishme ndaj Austrisë në Prishtinë, por një gol në minutat e fundit e ka detyruar të kënaqet me barazimin 1-1.
Protagonistë për “Dardanët” ishin Fisnik Asllani dhe Edon Zhegrova.
Kosova kaloi në avantazh në minutën e 70-të, kur Asllani dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të shkëlqyer të Zhegrovës.
Media zvicerane Watson e cilëson paraqitjen e ish-futbollistit të Basel si veçanërisht të mirë, duke theksuar rolin e tij në golin që zhbllokoi ndeshjen.
Kosova dukej se po shkonte drejt tri pikëve, por Austria reagoi vetëm pesë minuta përpara fundit të kohës së rregullt.
Christoph Lang realizoi në minutën e 85-të dhe vendosi rezultatin përfundimtar 1-1.
Me këtë barazim, Austria mbeti e pamposhtur dhe ruajti avantazhin prej tri pikësh në krye të grupit, ndërsa Kosova humbi mundësinë për t’u afruar edhe më shumë.
Për Kosovën, megjithatë, paraqitja e Asllanit dhe Zhegrovës ishte një nga sinjalet më pozitive të mbrëmjes. /noa.al
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





