Transmetuar më 05-10-2026, 17:02

Zvicra po vazhdon serinë pozitive edhe pa Granit Xhakën dhe Breel Embolon, por Ardon Jashari pranon se mungesa e dy lojtarëve të rëndësishëm ndihet në skuadër.

Pas fitores 2-1 ndaj Sllovenisë në Lucernë, Jashari u pyet nga media zvicerane Nau.ch nëse kombëtares i mungojnë Xhaka dhe Embolo.

“Janë dy lojtarë shumë, shumë të rëndësishëm me cilësi të mëdha. Sigurisht që na mungojnë”, deklaroi mesfushori me origjinë shqiptare.

Në mungesë të Xhakës, vetë Jashari ka marrë një rol më të rëndësishëm në mesfushën e Zvicrës.

Kombëtarja helvete arriti të përmbyste Slloveninë, pavarësisht se pësoi gol pa u mbushur dy minuta lojë. Jashari tha se skuadra nuk e humbi ekuilibrin pas golit të hershëm dhe arriti të reagojë.

Edhe lojtarë të tjerë të kombëtares zvicerane kanë deklaruar se cilësitë dhe eksperienca e Xhakës e Embolos mbeten të rëndësishme, megjithëse skuadra ka treguar se mund të fitojë edhe pa ta.

E ardhmja e Xhakës në kombëtare pritet të diskutohet pas përfundimit të grumbullimit aktual. /noa.al

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit