

Xherdan Shaqiri është detyruar të shkojë në spital pas ndeshjes miqësore që Basel humbi me rezultatin e thellë 7-3 ndaj Winterthur.
Futbollisti me origjinë shqiptare u dëmtua në minutat e fundit të takimit dhe u detyrua të largohej nga fusha.
Sipas “Blick” që citon noa.al, Shaqiri pësoi një plagë të hapur në dorë pas një goditjeje gjatë lojës. Dëmtimi kërkoi ndërhyrje mjekësore dhe kapiteni i Basel u transportua në spital, ku plaga duhej të qepej.
Ngjarja i shtoi një tjetër shqetësim mbrëmjes së vështirë të Basel, që pësoi shtatë gola në ndeshjen e parë të trajnerit të ri Slavisa Jokanovic.
Winterthur kryesonte 4-0 që në përfundim të pjesës së parë, ndërsa Basel reagoi vetëm pjesërisht pas pushimit dhe ndeshja u mbyll 7-3.
Nuk janë raportuar deri tani komplikime të tjera serioze për Shaqirin përtej plagës që kërkoi qepje. /noa.al
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






