

Policia Rrugore e Tiranës ka proceduar penalisht tre persona, pasi u filmuan duke bllokuar qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa lëviznin në një kolonë automjetesh në kuadër të një eventi prej personave të shfaqur në video u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të festiv.
Rasti u evidentua pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale. Pas verifikimeve, tre prej personave të shfaqur në video u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Policia bëri gjithashtu sekuestrimin e automjeteve që drejtonin personat e proceduar dhe vendosi masat administrative përkatëse, në përputhje me Kodin Rrugor.
Sipas Policisë Rrugore, veprimet hetimore vijojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të përfshirë në këtë rast, i cili shkaktoi pengesa dhe kaos në qarkullimin e automjeteve.
13 522 masa administrative në një javë Procedimi i tre personave është pjesë e një bilanci më të gjerë të kontrolleve të Policisë Rrugore të Tiranës gjatë javës së kaluar dhe fundjavës.
Në total, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar ose proceduar penalisht 32 persona, janë bllokuar 48 automjete dhe janë vendosur 13 522 masa administrative.
Nga këto:
8 818 masa për ndalim dhe qëndrim të gabuar;
1 243 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
602 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
487 masa për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjetit;
66 masa për kalim të gabuar në karrexhatën e ngadalësimit;
26 masa për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.
Policia Rrugore bën me dije se do të vijojë monitorimin në terren dhe në hapësirën digjitale të rasteve kur bllokohet qarkullimi në autostrada apo akse rrugore me fluks të lartë, veçanërisht nga kolonat e automjeteve që shoqërojnë evente festive.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos krijojnë situata që rrezikojnë sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës. Shkeljet mund të denoncohen në numrin pa pagesë 112.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






