Transmetuar më 05-10-2026, 16:18

Policia greke ka arrestuar 27-vjeçarin afgan që akuzohet se qëlloi me armë drejt Alket Rizait gjatë përplasjes së armatosur të 13 shtatorit jashtë një beach bar-i në Anavyssos.

27-vjeçari, i njohur me nofkën “Umit”, u kap gjatë një operacioni policor në një apartament në Pire, me pjesëmarrjen edhe të forcave speciale EKAM.

Ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti për tentativë vrasjeje, armëmbajtje të paligjshme dhe përdorim arme zjarri.

Sipas hetimeve, ai punonte si roje në lokalin ku ndodhi përplasja dhe dyshohet se hapi zjarr në drejtim të Rizait dhe personave që ndodheshin me të.

Nga të shtënat u plagosën dy persona të tjerë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.

Gjatë kontrollit në apartamentin ku qëndronte 27-vjeçari, policia gjeti një pistoletë me fishek në fole dhe karikator me 12 fishekë, një thikë, 4.3 gramë kanabis, telefona celularë, karta SIM dhe 8.600 euro.

Ndërkohë, Alket Rizai vijon të jetë në arrati.

Ai ndodhej jashtë burgut të Domokos me leje dhe duhej të rikthehej në institucionin penitenciar pas incidentit, por nuk u paraqit. Që prej asaj kohe autoritetet greke e konsiderojnë të arratisur dhe vijojnë kërkimet për kapjen e tij. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit