

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka zgjedhur të mos japë një koment të gjatë për qëndrimin e tij ndaj reformës së re territoriale, pasi më herët ka votuar kundër draftit brenda grupit parlamentar të PS-së.
Sinaj u pyet nga gazetarët teksa po hynte në Kuvend, nëse do t’i qëndrojë qëndrimit të shprehur më herët apo nëse do të votojë ndryshe në seancën plenare.
Në përgjigje, deputeti u shpreh shkurt: “Ishte votë brenda grupit parlamentar”.
Sinaj dhe deputeti Erion Braçe kanë shprehur rezerva ndaj propozimit të ri territorial të mazhorancës. Sipas raportimeve, në mbledhjen e grupit parlamentar socialist ata votuan kundër draftit që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes bashkimit të 15 njësive vendore.
Qëndrimi i dy deputetëve vjen në një moment kur reforma kërkon 84 vota për t’u miratuar në Kuvend.
Mbetet për t’u parë nëse qëndrimi i shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar do të reflektohet edhe në votimin përfundimtar në Kuvend.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






