Transmetuar më 05-10-2026, 15:54

Alarmi i qytetarëve çoi policinë drejt banesës. Pas përplasjes, një shqiptar u arrestua, dy karabinierë mbetën të dëmtuar dhe bashkëpunëtori arriti të arratisej

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Rieti pasi u kap nga karabinierët brenda një apartamenti ku dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur së bashku me një person tjetër.

Operacioni nisi pas një telefonate në numrin 112 nga qytetarë dhe kalimtarë, të cilët kishin vënë re persona të panjohur pranë një banese në zonën Regina Pacis–Molino della Salce.

Karabinierët mbërritën në vendngjarje dhe hynë në apartament, dera e të cilit ishte hapur me mjete thyerjeje.

Brenda gjetën dy burra. Kur panë policinë, ata tentuan të hapnin rrugën e arratisjes duke shtyrë me forcë efektivët.

Njëri u neutralizua dhe u arrestua, ndërsa personi tjetër arriti të largohej dhe vijon të kërkohet.

Gjatë përplasjes, dy karabinierë pësuan dëmtime dhe u trajtuan në spitalin e Rietit.

Shqiptari po hetohet për tentativë vjedhjeje në banesë dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit