

TIRANË — Ilir Panda është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës së Lartë, pas votimit të zhvilluar gjatë Mbledhjes së Përgjithshme të gjyqtarëve të këtij institucioni.
Kandidatura e Pandës mori mbështetjen e plotë të trupës gjykuese, duke u miratuar në mënyrë unanime me 14 vota pro dhe asnjë kundër.
Ilir Panda do të marrë zyrtarisht detyrën më 19 tetor 2026, duke pasuar në këtë post Sokol Sadushin.
Anëtar i Gjykatës së Lartë që prej marsit të vitit 2020 dhe aktualisht zëvendëskryetar i saj, Panda gëzon një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku më parë ka mbajtur edhe funksionet e Ministrit të Drejtësisë dhe Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






