

TIRANË — Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi dënimet për 16 pjesëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Bruno Çobo, të cilët u shpallën fajtorë për mashtrimin e qytetarëve evropianë përmes një rrjeti Call Center.
Sipas vendimit të formës së prerë, mbi të pandehurit rëndojnë akuzat për "Mashtrim kompjuterik" dhe "Grup i strukturuar kriminal", duke çuar dënimin e tyre total në mbi 100 vite burgim për përvetësimin e rreth 4.7 milionë eurove.
Vendimi përfundimtar i Apelit të GJKKO-së lë në fuqi dënimet e mëposhtme:
Bruno Çobo: 8 vite burgim
Elisa Çaçi (Caci): 7 vite e 4 muaj burgim
Gilbert Palushani: 7 vite e 4 muaj burgim
Valbona Abedinaj: 7 vite e 4 muaj burgim
Erion Kastrati: 7 vite e 4 muaj burgim
Aldo Pasku: 6 vite e 8 muaj burgim
Bruno Gjika: 6 vite e 8 muaj burgim
Rezarta Ibrahimi (Çaçi): 6 vite e 8 muaj burgim
Orland Cani: 6 vite e 8 muaj burgim
Florjan Bregu: 6 vite e 8 muaj burgim
Hamit Dobi: 6 vite e 8 muaj burgim
Greta Gjoci (Pepa): 6 vite e 8 muaj burgim
Gjin Shelnishta: 6 vite e 8 muaj burgim
Antoneta Malo (Pepkolaj): 6 vite e 8 muaj burgim
Silvana Veliu: 6 vite e 8 muaj burgim
Mojsi Zuna: 6 vite e 8 muaj burgim
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






