

FIER — Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar "No Games", duke goditur një ambient ku organizohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit në lagjen "Kastriot".
Ndërhyrja u realizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Gjatë kontrollit në lokalin e marrë me qira nga shtetasja Dh. Sh., 49 vjeçe, u zbulua një dhomë e përshtatur posaçërisht për bixhoz, e cila organizohej nga shtetasi R. C., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve procedurale, policia arrestoi në flagrancë dy organizatorët, R. C. dhe Dh. Sh., ndërsa procedoi në gjendje të lirë 16 klientë të kapur duke luajtur në ato momente.
Personat e proceduar, të moshave nga 28 deri në 59 vjeç, i përkasin qyteteve të ndryshme si Fieri, Tirana, Durrësi, Korça dhe Berati.
Në cilësinë e provës materiale, strukturat e policisë sekuestruan:
1 tavolinë pokeri
1 kuti me 500 çipsa
6 pako me letra bixhozi
5 aparate celulare
8 000 euro
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme hetimore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






