Transmetuar më 05-10-2026, 13:17

HO CHI MINH — Dymbëdhjetë persona janë arrestuar në Vietnam nga forcat e policisë, të akuzuar për vjedhjen dhe trafikimin e rreth 2 700 maceve me qëllim shitjen e tyre për konsum mishi.

Të arrestuarit kanë pranuar përpara hetuesve se i vidhnin kafshët shtëpiake në zonat e banuara gjatë orëve të natës, mes orës 23:00 dhe 04:00 të mëngjesit, duke lëvizur me motoçikleta në grupe të vogla.

Gjatë aksionit në qytetin Ho Chi Minh, policia sekuestroi 50 mace të gjalla, 55 kurthe, dy peshore si dhe dy makina për heqjen e lëkurës.

Hetimet ndaj këtij rrjeti kishin nisur që prej muajit korrik. Në Vietnam konsumimi i mishit të maceve është i ligjshëm, por tregtarët duhet të disponojnë dokumentacion zyrtar për origjinën e kafshëve.

Macet e vjedhura shiteshin më pas në restorante për një çmim prej të paktën 2.4 eurosh për kilogram. Ky operacion pason një tjetër goditje të mëparshme gjatë këtij viti, ku 18 persona u arrestuan po në Ho Chi Minh për vjedhje të ngjashme.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit